Pep bëhet “pishman”, planifikon transferimit e yllit të Barcelonës në merkaton e janarit

“TEAMtalk” raporton se Manchester City ka kthyer sërish vëmendjen nga Fermin Lopez. Madje, Pep Guardiola është bërë “pishman” sipas raportimit në fjalë që nuk ushtroi më shumë presion te drejtuesit e Man. City për të finalizuar transferimin e Fermin Lopez merkaton e kësaj vere, e cila u mbyll më 1 shtator.

Guardiola e sheh Fermin Lopez si lojtarin ideal për të krijuar një mesfushë elitare bashkë me Tijjani Reijnders dhe Rodri. Edhe pse vetë lojtari ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të qëndruar te Barcelona, duket e vështirë t’i thotë “jo” mundësisë për të punuar me Pep Guardiolën.

Për Fermin Lopez pati interes real nga Chelsea në ditët e fundit të merkatos, por oferta e tyre 40 milionë euro ishte shumë larg asaj që priste Barcelona. Katalanasit janë të gatshëm të heqin dorë nga ylli i tyre vetëm për një shifër mbi 80 milionë euro.

The post Pep bëhet “pishman”, planifikon transferimit e yllit të Barcelonës në merkaton e janarit appeared first on Telesport.