Pep Guardiola ka shprehur admirim për Julián Álvarez, i cili ka shkëlqyer në La liga dhe konsiderohet një nga transferimet më të suksesshme të viteve të fundit. Pep, që filloi ta përdorte talentin e tij në Europë, e la të largohej nga Manchester City drejt Atlético Madridit për 75 milionë euro, duke pranuar se sulmuesi kishte nevojë për më shumë minuta loje: “A e mbani mend vitin e tripletës? Lojtarët që asokohe i lija në stol, si Aymeric Laporte dhe Julián (Álvarez)…, tani do doja t’i kisha në dispozicion. Ata donin të luanin më shumë dhe u larguan”.
Problemi i argjentinasit në Angli ishte konkurrenca me Haaland. “Julián duhej të konkuronte me Erling, çka ishte fantastike për ne, – thotë Guardiola, i cili shtoi se është i lumtur për klubin ku po luan tani: – Tani është te një nga skuadrat më të mira në botë, Atlético Madridi, me trajner dhe bashkëlojtarë të nivelit botëror. Aty po performon shkëlqyeshëm”.
Álvarez ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asiste në vetëm 9 ndeshje të këtij sezoni, në në La Liga dhe Champions, teksa Guardiola pranon: “Tani do doja ta kisha në skuadrën time…, por e mirëkuptoj pse u largua”.
The post Pendohet Guardiola: Do të doja shumë ta kisha Julian Alvarez në skuadrën time tani appeared first on Telesport.