Penalltitë pro Real Madridit; nuk ka asgjë të ngjashme në gjithë Europën

Fundjavën e kaluar, edhe një herë, rrjetet sociale u mbushën me “meme” të gjestit të VAR-it dhe frazës “penallti në favor të Real Madridit”. Fitorja në minutën e 100-të ndaj Rayo Vallecano, nga pika e bardhë, nuk është rastësi. Shifrat janë domethënëse: Real Madridi fiton një penallti çdo 2 ndeshje dhe i akordohet një kundër çdo 11 ndeshje. Nuk ka precedent të tillë as në La Liga dhe as në Europë.

Në 23 javë kampionati, madrilenëve iu janë dhënë 11 penallti në favor, pothuajse dyfishi i Barcelonës, Mallorca dhe Girona (nga 6). Në të kundërt, Realit i janë dhënë vetëm 2 penallti kundër, për një bilanc +9. Barcelona e ka këtë lloj bilanci +2, ndërsa Girona dhe Mallorca +1.

Në Premier League, Brentford kryeson me 7 penallti pro në 25 javë (6 kundër), ndërsa Manchester City ka fituar 4, Arsenali 3. Në Bundesliga disa skuadra kanë nga 6 penallti, me Freiburg më të favorizuar (+5). Në Serie A, Como dhe Pisa kanë nga 6 (3 pro dhe 4 kundër). Në Ligue 1, Stade Brestois ka 8 në favor dhe 2 kundër (+6), më afër Realit. Në Champions League, Reali ka 3 në favor dhe 2 kundër në 8 ndeshje, shifër shumë më e balancuar se në La Liga.

The post Penalltitë pro Real Madridit; nuk ka asgjë të ngjashme në gjithë Europën appeared first on Telesport.