Në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, Demetrio Albertini ka rikujtuar karrierën e tij duke zbuluar një prapaskenë nga një prej momenteve më të dhimbshme: finalja e Botërorit 1994, ku ai realizoi një nga pesë penalltitë e Italisë. “Po, të humbisje një finale Botërori në atë mënyrë ishte e tmerrshme. Sidoqoftë isha 22 vjeç dhe e kisha gjithë karrierën përpara.
Kisha papërgjegjshmërinë dhe qetësinë e më të riut. Mbaj mend që Sacchi më pyeti nëse e ndieja veten gati të gjuaja dhe unë shkova te pika e bardhë pa u menduar. Ndërkohë kishte nga ata që fshiheshin pas stolit vetëm për të mos gjuajtur. Nuk do t’i them kurrë emrat, por një luante te Milani dhe tjetri tek Interi…”
Albertini nuk përmendi emra, por nga Interi i vetmi i grumbulluar ishte Nicola Berti. Te Milani, dy kandidatët janë Paolo Maldini dhe Roberto Donadoni, ky i fundit pas penalltisë së humbur më 1990 ndaj Argjentinës.
The post Penalltitë e “SHBA ’94”, Albertini zbulon: Një lojtar i Milanit dhe një i Interit u fshehën… appeared first on Telesport.










