Penalltitë çojnë Arsenal në gjysmëfinalet e Carabao Cup, buzëqesh Saliba: Duam ta fitojmë trofeun

Jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale.” Kështu William Saliba, mbrojtësi i Arsenal, foli për kualifikimin e “topçinjve”, pasi eliminuan me penallti Crystal Palace në Carabao Cup.

Duhet të mësosh nga gabimet e sezonit të kaluar, sepse arritëm në gjysmëfinale dhe humbëm të dyja ndeshjet,” kujtoi Saliba në intervistën e tij pas ndeshjes.

Këtë herë duam të fitojmë të dyja ndeshjet dhe të arrijmë në finale,” shtoi mbrojtësi 24-vjeçar. Në gjysmëfinale, ekipi i Arsenal do të luajë ndaj Chelsea.

Duhet të kishim shfrytëzuar disa nga rastet që patëm në pjesën e parë. Luajtëm shumë mirë. Pastaj ata ndryshuan pak gjërat dhe u përshtatën, dhe pjesa e dytë ishte më e barabartë, një barazim 50-50”, tha Saliba.

Në fund, francezi komentoi: “Penalltitë? Duhet të qëndrosh i qetë dhe të mendosh për penalltinë tjetër. Mos e humb fokusin, sepse sapo të shpëtosh një, mund të jetë vendimtare.”

The post Penalltitë çojnë Arsenal në gjysmëfinalet e Carabao Cup, buzëqesh Saliba: Duam ta fitojmë trofeun appeared first on Telesport.