Peleshi: Detyra jonë parësore është të mbajmë të gjallë bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës

Niko Peleshi, kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë, pasi i mori votat e mjaftueshme për të dalë në krye të këtij institucioni shtetëror shqiptar, ka mbajtur një fjalim para deputetëve.

Peleshi nuk la pa e përmendur Kosovën, duke thënë se do të vazhdojë bashkëpunimin.

I njëjti theksoi se do të mbajë lidhjet edhe me shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe kudo në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Është detyra jonë parësore të mbajmë të gjallë dhe produktiv bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, dhe të forcojmë lidhjet me deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e kudo në rajon”.

“Ne do të punojmë së bashku për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në rajon, si dhe për stabilitetin dhe mirëqenien e Ballkanit Perëndimor, pa të cilat as integrimi europian nuk do të ishte i plotë”,ka thënë Peleshi.

Propozimi u hodh në votim të fshehtë në seancën e sotme plenare, ku Peleshi mori 84 vota pro nga 87 deputetë që morën pjesë në votim. /Klankosova.tv