Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në qytetin e Pejës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Pejanët, me votat e tyre, e dërguan qytetin në balotazh, transmeton Klan Kosova.
Atje, i pari në listë ka dalë Gazmend Muhaxheri me 46,11% të votave, ndërsa pas tij, i dyti është Taulant Kelmendi i Lëvizjes Vetëvendosje me 27,88% të votave.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i treti doli Ali Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 17,41% të votave. /Klankosova.tv
The post Peja shkon në balotazh, LDK del e para, LVV e dyta appeared first on Klan Kosova.