Pedro: Nuk jam Messi apo CR7, por 200 gola në karrierë më bëjnë krenar

Në një intervistë për “El Día”, sulmuesi i Lazios, Pedro Rodríguez, u ndal te goli i tij i 200-të në karrierë, i shënuar ndaj Fiorentinës. “Jam shumë i lumtur që shënova. Të tejkalosh veten është gjithmonë arritje.

Ishte vërtet bukur, ashtu si të shijosh ndeshjet, stërvitjet dhe përvojat e fundit me shokët e skuadrës. Jam drejt fundit të karrierës dhe dua ta jetoj çdo moment. Kur të tërhiqem, futbolli do të më mungojë shumë”, – tha ai.

Pedro theksoi se është i kënaqur me gjithçka ka arritur: “Rekordet, shifrat dhe mbi të gjitha vlerësimi i shokëve. 200 golat janë një arritje personale shumë e bukur. Sigurisht, nuk janë si qindra e qindra golat e Ronaldos apo Messit, por janë shifra të rëndësishme.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë të arrija kaq larg dhe të qëndroja kaq gjatë në elitën e futbollit”, – shtoi spanjolli, duke nënvizuar vështirësinë jo vetëm për të arritur majat, por sidomos për të qëndruar aty.

 

The post Pedro: Nuk jam Messi apo CR7, por 200 gola në karrierë më bëjnë krenar appeared first on Telesport.