Pedro Neto (26 vjeç), sulmues i Chelsea, është një nga ekstremët më të spikatur të futbollit europian, ndaj Barcelona e ka në listën e mundësive për të forcuar krahët sulmues. Neto mund të luajë në të dy krahët, duke i dhënë ekipit “polivalencë” të madhe.
Barça planifikon të marrë një sulmues qendre, një mbrojtës qendre dhe një ekstrem. Aktualisht titularë të krahut janë Lamine Yamal dhe Raphinha, ndërsa zëvendësuesit nuk janë të konsoliduar. Marcus Rashford, i huazuar, po bën mirë dhe mund të blihet për 30 milionë euro, por duhet të tregojë vlerën në ndeshjet e fundit të sezonit. Nga ana tjetër, Roony Bardghji është një talent i ri që ka ende rrugë për të bërë.
Neto njihet për shpejtësinë, aftësinë për të krijuar dhe shënuar gola, si dhe mundësinë e të luajturit edhe si sulmues qendre “fals”. Ai u transferua te Chelsea më 2024 për 60 milionë dhe ka 21 ndeshje ndërkombëtare me Portugalinë. Në Angli ka konkurrencë të fortë në krahë dhe ka pasur polemika për sjelljet e tij ndaj arbitrit dhe një incident me pritësit e topave, të cilin më pas e zgjidhi me një kërkim-falje.
Raportet teknike për Neto janë shumë pozitive, ai mund ta përmirësojë ndjeshëm lojën sulmuese të Barçës. Agjenti i tij, Jorge Mendes, ka lidhje të mira me drejtuesit e klubit dhe Deco. Deri tani, Barcelona e monitoron, ndërsa vendimi për blerjen e tij do të varet nga buxheti, prioritetet e tjera si Julián Álvarez, dhe kushtet e Chelsea. Neto ka klauzola që mund ta lehtësojnë largimin në rast të një aventure të re.
The post Pedro Neto në “radarët” e Barcelonës, i garanton ekipit “polivalencë” të madhe appeared first on Telesport.










