Portieri i ri i Barcelonës, Joan Garcia, ndau fjalët e tij të para si lojtar i Blaugranave.
“Jam shumë i lumtur. Mezi e prisja këtë ditë dhe më në fund erdhi,” theksoi ai. “Qëllimi im është të vazhdoj të zhvillohem si portier dhe të fitoj shumë, duke arritur gjëra të mëdha me ekipin. Kjo është arsyeja pse erdha këtu”, tha fillimisht ai, transmeton GazetaBlic Sport.
Për portierin e ri të Barçës, “është një projekt shumë emocionues, me një ekip të shkëlqyer dhe shumë lojtarë të rinj që unë tashmë i njoh. Mezi pres të filloj dhe të jem me ta”, vuri në dukje ai.
“E konsideroj veten një portier të guximshëm, të shpejtë me reflekse dhe përpiqem të kontribuoj në ajër”, tha gjithashtu Garcia.
/GazetaBlic Sport/
The post Portieri i ri i Barcelonës, Joan Garcia: E kam pritur këtë ditë dhe më në fund erdhi appeared first on GazetaBlic.