Pedro Rodriguez ka zgjedhur mesfushorin spanjoll Pedri në garën për Topin e Artë 2025, duke e vendosur atë para lojtarëve të tjerë si Lamine Yamal, Ousmane Dembele dhe Raphinha.
Pedro tha për El Dia de Tenerife:
“Unë do t’ia jepja Topin e Artë Pedri-t. Më pas në vendin e dytë do të zgjidhja Yamal dhe në të tretin njërin mes Dembele dhe Raphinha-s. Do të më pëlqente shumë që ta fitonte Pedri.
“Për ne është krenari dhe kënaqësi të kemi një tjetër djalosh nga Tenerife dhe Kanarian në elitën e futbollit, me sjellje shembullore dhe duke dhënë gjithmonë gjithçka në fushë. Për mua nuk ka dyshim: ai është më i miri në pozicionin e tij në të gjithë botën”.
Pedri luajti një rol thelbësor në triumfin e Barcelona-s në sezonin e sapo përfunduar. Gjatë gjithë sezonit 2024/25, lojtari nga Ishujt Kanarie fitoi zotërimin e topit më shumë herë (254) se çdo lojtar tjetër në pesë kampionatet kryesore të Europës. Ai gjithashtu kompletoi më shumë pasime në 16 metrat e fundit se çdo lojtar tjetër i La Liga-s.
The post Pedro lë pa Top të Artë Yamal, Demble dhe Raphinha: “Ja kush e meriton për mua” appeared first on Telesport.