Barcelona e ka nisur në mënyrë fantastike pjesën e dytë në transfertë ndaj Levante, duke shënuar dy gola brenda 3 minutash dhe duke barazuar kështu shifrat 2-2.
Katalanasit e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 2-0. Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 15-të me Ivan Romero dhe në fund të pjesës së parë me Jose Morales, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga Alejandro Balde.
Në minutën e 48-të, Pedri ngushton fillimisht shifrat me një gol spektakolar nga distanca. Pa kaluar tre minuta, Barcelona barazon shifrat me Ferran Torres, i cili shënon pas krosimit të Raphinha nga goditja e këndit.
The post Pedriiiiiii, a je “normal”? Barcelona barazon shifrat për 3 minuta ndaj Levante (video) appeared first on Telesport.