Pedri tregon që është mesfushori më i mirë i momentit në botë, gol magjik kundër Turqisë (video)

Turqia ka rezistuar vetëm 6 minuta, në sfidën kualifikuese ndaj Spanjës, që po luhet aktualisht në Konya. Spanjollët gjetën që në fillim të ndeshjes golin me anë të Pedri.

Pasi mori një top nga Nico Williams, Pedri dërgon topin në rrjetë me një goditje fantastike nga distanca. Mesfushori i Barcelonës konsiderohet momentalisht si më i miri në botë në rolin e tij, gjë që po e tregon edhe në këtë sfidë. SHIKOGOLINEPEDRI

Në ndeshjet e tjera kualifikuese që luhen aktualisht, Gjermania po kryeson në Koln 1-0 ndaj Irlandës së Veriut me golin e Serge Gnabry, pas një kundërsulmi të shpejtë. SHIKOGOLINEGNABRY

The post Pedri tregon që është mesfushori më i mirë i momentit në botë, gol magjik kundër Turqisë (video) appeared first on Telesport.