Mesfushori i Barcelona, Pedri, ka ngritur presionin përpara ndeshjes së madhe të Champions League që do të luhet sot kundër PSG. Ai ka deklaruar se, megjithëse parisienët do të përpiqen të ruajnë posedimin, “blaugranët” janë të bindur se mund t’i mposhtin ata pikërisht në këtë aspekt.
“Unë preferoj të luaj kundër një skuadre si PSG sepse edhe ata duan të marrin iniciativën dhe të mos mbyllen, dhe kjo e bën më të lehtë krijimin e rasteve. Do të jetë një ndeshje ku të dyja skuadrat do të duan të ruajnë posedimin. Ne jemi një skuadër e guximshme dhe mendoj se mund ta bëjmë”, tha Pedri.
Pedri theksoi gjithashtu se ndeshja do të jetë një mundësi për t’u hakmarrë pas humbjes në çerekfinalen e vitit 2024 kundër skuadrës franceze. “Ishte një ndeshje e vështirë dhe ne duam hakmarrjen tonë“, tha spanjolli në konferencën për shtyp.
“Mendoj se është një nga ndeshjet më të mira që mund të luash në nivel klubesh. Parisi është një nga klubet më të mira në botë, por mendoj se ne jemi më të mirët. Jemi Barcelona. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer“, deklaroi Pedri.
The post Pedri paralajmëron PSG: Ata janë një ekip i madh, por ne jemi Barcelona! appeared first on Telesport.










