Pedri: Kisha vite që s’bëja një fazë përgatitore të tillë, do të jetë një sezon i mirë për Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, foli për përgatitjen e tij për sezonin e ri 2025-2026. Skuadra katalanase fitoi 3-0 ndaj Mallorca në javën e parë të La Liga.

Ne gjithmonë kemi punuar shumë mirë. Këtë parasezon, ne ishim në gjendje të stërviteshim së bashku që nga fillimi dhe mendoj se kjo na jep një avantazh shtesë. Mendoj se patëm një parasezon të mirë dhe tani duhet të vazhdojmë me këtë ritëm“, tha Pedri.

Personalisht, ndihem shumë mirë. Ka kaluar shumë kohë që kur kam qenë në gjendje të bëj një parasezon të plotë që nga fillimi”, shtoi mesfushori spanjoll.

Në fund, Pedri komentoi: “Gjithmonë ka pasur detyra me ekipin kombëtar, lëndime dhe gjëra të tjera që më kanë penguar, por tani ndihem shumë mirë. Kam shumë dëshirë dhe, mbi të gjitha, jam në gjendjen e duhur fizike“.

The post Pedri: Kisha vite që s’bëja një fazë përgatitore të tillë, do të jetë një sezon i mirë për Barcelonën appeared first on Telesport.