Pedri foli për ndjesitë pas “El Clásico” së fundit: “Humbja gjithmonë dhemb më shumë, por edhe përjashtimi, që ishte i pari në karrierën time. Për sa i përket dëmtimit, në atë moment nuk isha i vetëdijshëm. Kur e mësova më vonë, sigurisht që më shqetësoi”.
Për kandidatët e Champions-it: “PSG, aktualisht kampion; Arsenali, gjithashtu shumë i fortë; Manchester City dhe Real Madridi, gjithmonë mes kandidatëve. Një ekip që më ka surprizuar pozitivisht është Sporting Lisbona i mikut tim Trincão. Luan futboll të mirë”.
Ndryshime në zakone: “Ha mëngjes vetëm ditët e ndeshjeve. Ishte këshillë e Ferran Torres, i cili kujdeset shumë dhe ka njohuri për këto gjëra. E provova dhe më shkon shumë mirë”.
Flick: “Te Barcelona ka ndryshuar shumë gjëra në nivel serioziteti. Na ka dhënë një karakter tipik gjerman. Në përditshmëri, edhe pse detajet nuk duken nga jashtë, është shumë familjar”.
Vizita e Messit në “Camp Nou”: “E mësova nga rrjetet sociale, ishte e pamundur ta dija. Do të doja të kishim përputhur një moment bashkë në atë vizitë”.
The post Pedri: Ja favoritët e Championsit, Flick i ka dhënë seriozitetin gjerman Barcelonës appeared first on Telesport.













