Lulzim Peci, ka reaguar ndaj diskursit politik për, siç e quan ai, “ridefinimin elektoral” të shtetit të Kosovës.
Peci thekson se Kosova është një shtet unik dhe jo federatë, pa forma të autonomisë rajonale me kompetenca legjislative, por gjithashtu është edhe shtet multietnik që garanton të drejta për komunitetet jo-shumicë.
Ai kritikon Lëvizjen Vetëvendosje për vënien në pikëpyetje të karakterit multietnik të shtetit, duke paralajmëruar se kjo i kontribuon de-unitarizimit apo ndarjes së vendit./Periskopi