Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka vizituar një familje në Pestovë të Vushtrrisë, si përfitues të grantit prej 90 mijë eurove.
Në një postim të bërë në Facebook, Peci thotë se fermerët e kësaj komune përgjatë Qeverisjes sonë gëzojnë një shifër të përkrahjes rekord përmes granteve dhe subvencioneve.
Postimi i plotë:
☀️Mirëmengjes nga Pestova e Vushtrrisë!
🥔Fermerët e Komunës së Vushtrrisë përgjatë Qeverisjes sonë gëzojnë një shifër të përkrahjes rekord përmes granteve dhe subvencioneve.
🤎Mikpritja e ngrohtë e fermerëve ka qenë frymëzim i imi që të jem me ta çdo fundjavë.
🚜Familja Ademi nga tash e tutje 30ha tokë i punon me mekanizmin e ri bujqësor, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. /
🥔Nga 30ha tokë të punueshme, në 25ha kultivojnë pataten duke i kontribuuar zinxhirit ekonomik e duke e theksuar edhe më shumë pataten si një kulturë tashmë identitare për rajonin e Vushtrrisë.
👨🌾Nëse gjatë qeverisjeve tjera familjes Ademi iu kërkoheshin kritere të pashkruara për të qenë përfitues, gjatë qeverisjes sonë ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit e meritokracia në vlerësim. E kush është skeptik për këtë që po e them, le të bisedojnë me anëtarët e kësaj familje pasi që kanë çka tregojnë 😉