Peci: Vetëvendosja po kalkulon datën e zgjedhjeve me kthimin e diasporës, por ajo nuk është më pro VV-së si dikur

Analisti Lulzim Peci tha se Presidentja Vjosa Osmani nuk u vonua në thirrjen e krerëve të partive në takim, ngase sipas tij ajo ishte në Arabinë Saudite e si rezultat i saj erdhi njohja nga Siria.

“Unë mendoj që ne, proceduralisht, presidentja duhet të konsultohet se a i ka dikush votat për me u mandatuar për kryeministër të vendit, edhe nëse po, mirë, nëse jo, unë besoj që ne mund të shkojmë drejt shpërbërjes së Kuvendit dhe përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Mund të kemi një skenar tjetër, LVV-së nuk i ndalohet që ta ketë një mandatar, por nuk mund të jetë Kurti, duhet të jetë dikush tjetër, por opozita mund të ketë një mandatar”, tha ai, në RTV21.

Sipas tij, gjasat janë shumë të mëdha që nuk mund të kemi formim të qeverisë.

“Loja është kah bëhet, është se a të mbahen zgjedhjet më 1 dhjetor apo më 21 a 28 dhjetor, kur diaspora është në dhjetor, e ky është kalkulim i Vetëvendosjes”, tha ai, duke shtuar se diaspora nuk është më pro VV-së siç ishte më përpara.