Peci: Siç po e çrrënjosi kancerin në ministri, ashtu do t’ia bëjë edhe me prijën e duhanit brenda

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se është i përkushtuar që ligjin për duhanin ta përmbushë çdo ditë e në çdo segment.

Peci tha se do ta çrrënjosë prijën e duhanit nëpër hapësirat e brendshme, teksa shtoi se ai përfaqëso ligjin.

“Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapësira të brendshme. Zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim”, tha Peci.

Tutje, ai tha se “dikush në veri të vendit fton publikisht për refuzim të zbatimit të ligjit, teksa ndonjë ‘trim’, gjetiu e bën të njëjtën gjë”.

“Esenca është e njëjtë, të refuzohet zbatimi i ligjit të Republikës së Kosovës. Por, me ligjin kompromis nuk ka. Njëherë ligjshmëri, përherë ligjshmëri”, tha Peci.

Related Posts