“Peci po synon me u ba kryetar e nuk merret hiç me qytetin, fushatë e poshtër, thojke po m’njekin me pistoletë”, Parim Olluri

Sonte në Pressing është duke u diskutuar për komunat që votojnë nesër në raundin e dytë, koalicionet dhe tubimet e fundit të partive.

Pjesë e të ftuarve është edhe Parim Olluri.  Ky i fundit ka deklaruar se Faton Peci i ka humb disa muaj pa u marrë fare me Mitrovicën e Jugut.

Ai po ashtu ka deklaruar edhe se sipas tij, Peci ka bërë një ‘’fushatë goxha të poshtër’’.

‘’Për mu ka qenë shumë e çuditshme me i humb dy muaj a tre një kandidat si Faton Peci pa u marr hiç me Mitrovicën e Jugut. Ky po synon me u bë kryetar i qytetit, dhe komplet fushatën nuk është marrë hiç me qytetin. Unë llogarisë që ka bë një fushatë goxha të poshtër, do të thotë është marrë me gjithçka përveç me Mitrovicën. Jo është marrë me Exit Polle. Deklarata më e rëndë e krejt fushatës zgjedhore mendoj që ka qenë që kur thotë se ‘’po më ndjekin disa njerëz të rrezikshëm nëpër Mitrovicë, me pistoleta’’, thotë ‘’janë të njëjtit që janë fut në zyre të VV’së me pistoleta’’’’, ka thënë ai.