Peci: Mund të kalojnë 4 vite me seanca çdo 48 orë

Duke komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci paralajmëroi për pasojat e bllokadës institucionale.

Peci tha se vendi mund të shkojë deri në katër vite në këtë gjendje, duke mbajtur mbledhje të Kuvendit çdo 48 orë, pa arritur zgjidhje konkrete.

”Ne mundemi me shku deri në 4 vite duke mbajtur çdo dy ditë mbledhje të Kuvendit. Mandati i depuetëve po ec. Nuk mund të zgjidhet as presidenti.”, tha Peci.

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në  RTV21 duke folur mbi zhvillimet politike të fundit, ka theksuar se mund të ketë thirrje nga Brukseli për të diskutuar zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

”Mund të ketë thirrje në Bruksel për të biseduar për zbatimin e shpejt të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit këtu dihen se cilat janë pikat kyqe të saj për Kosovën është Asocacioni dhe për Serbinë njohja de facto. Asociacioni për neve për Kosovën do të jetë pika më e rëndë. Dhe pastaj dikur do ta vjen edhe pika e statusiti së Kishës Ortodokse serbe në Kosovë”, tha Peci.