Bluza që Ministri në Detyrë i Bujqësisë kishte veshur me rastin e një vizite te një fermer në fshatin Bare të Mitrovicës, u pati bërë temë disaditëshe, jo vetëm në këtë qytet.
Ajo, sipas gazetarit Shkumbin Kajtazi, është e firmës Casablanca dhe kushton 320 euro, çmim të cilin e ka edhe uebfaqja e firmës në fjalë.
Por, Faton Peci reagoi shpejt pas raportimin për bluzën e tij, ku me bashkëpunëtorë, shkuan në një dyqan në Mitrovicë, ku pos që e tha se e kishte blerë atë për 35 euro, i bëri goxha reklamë produktit në fjalë por edhe ndonjë tjetre në atë shitore.
E bluza e çmimit të lirë u tha se është false.
Blerja e produkteve të tilla nga përfaqësues të shtetit nuk është e pëlqyeshme, ndërsa për futjen e tyre në tregun kosovar duhet të ketë pasoja ligjore që mund të përfundojnë me gjobë, por edhe më burg deri në 4 vjet, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.