Ish-diplomati Lulzim Peci ka vlerësuar se viti 2025 do të mbahet mend si vit i rëndësishëm për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, pas tri njohjeve të reja nga Kenia, Sudani dhe Siria.
Ai tha se këto njohje kanë krijuar një dinamikë të re legjitimiteti për shtetësinë e Kosovës, pas një periudhe stanjacioni që nga viti 2020.
Sipas Pecit, kjo prirje lidhet me ndryshimet gjeopolitike globale dhe dobësimin e ndikimit rus.
Ai shtoi se këto zhvillime mund të hapin rrugën për anëtarësimin e Kosovës në organizata si INTERPOL dhe UNESCO, por paralajmëroi se për këtë nevojitet një lidership qeveritar progresiv e liberal dhe mbështetje më e fortë nga vendet perëndimore.










