Peci “kërcënon” LDK-në: Zot runa nëse na bllokojnë për zgjedhjen e Presidentit

Faton Peci, kryetari i deleguar i Mitrovicës nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje, ka “kërcënuar” Lidhjen Demokratike të Kosovës se bijnë në përqindje njëshifrore nëse nuk i bëjnë aminin Vetëvendosje për zgjedhje të presidentit.

“Unë mendoj që kena me zgjedh Presidentin e vendin, aoj çka mua më befason për të keq është ish-partia ime, LDK-ja. Se runa zot me bë me bë përpjekje ata prap me blloku, ata përfundimisht do të përfundojnë si subjekt me rezultat me përqindje njëshifrore, edhe mas këtij debakli që ju ka ndodh.

Deri në 12 të natës po merrem me statistika, ata janë të frikshme, nuk e di qysh i nxe gjumi ata. Mua s’më ze nga pasioni, e ata s’duhet nga debakli”, tha Peci.