Peci ironizon me LDK-në në Mitrovicë: Me 3% nuk punon as iPhone-i

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka “goditur” degën e LDK-së në këtë komunë pas prishjes së koalicionit qeverisës.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka ironizuar me LDK-në.

“Me 3% nuk punon as iPhone-i”, thuhet shkurtimisht në postimin e Pecit në Facebook.

Peci kishte arritur marrëveshje me LDK-në për qeverisje komunale në Mitrovicë, mirëpo koalicioni është prishur pas pakënaqësive për emërimet në pozita të larta.