Peci “fryhet” si ministri me besimin më të madh në histori, Kërquki: Votat i ke prej Albinit

Deputeti Faton Peci i ka lidhur skandalet si ministër për shkak se shihet si figurë e lartë politike dhe mundësisë për zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se raportimet ndaj tij kanë nisur me kalkulime për mundësinë e zgjedhjeve të reja dhe që ai mund të jetë kandidat për zgjedhjet lokale.

“Ju e keni përball ministrin me besimin ma të madh në histori të Kosovës”, ka thënë Peci.

Por ia ka pritur moderatori Leonard Kërquki, i cili e kërkoi që të mos ta mbajë këtë barrë sepse suksesin e ka arritur në krah të Albin Kurtit.

“Mos e mbaj këtë barrë. Votat i ke marrë falë Albinit, nuk janë këto për Faton Pecin”, ka thënë Kërquki.

Pjesë nga ky diskutim:

Peci: Më falni për mungesën e modestisë, por ju e keni përball ministrin me besimin më të madh qytetar në historinë e institucioneve të Kosovës.

Kerquku: Mos e mbaj këtë barrë, se këto i ki falë Albin Kurtit, nuk janë këto për Faton Peci.

Peci: Jo absolutisht. Ne kemi qenë bashkë.