Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet e publikuara për skandalet me grante në ministrinë e tij.
Peci në këtë video thotë se po linçohet, po shpifet, e po bëhet “propagandë e egër kundër tij”.
Ai sulmon opozitën të cilën e quan pa kauzë e mediat që ia publikuan skandalin me grante.
Ai përmend edhe gratë e Krushës, duke potencuar se si në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrije Hotin, në kohën kur ky dikaster udhëhiqej nga Memli Krasniqi i PDK-së dhe në 2019 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Haradinaj, i ishte refuzuar granti.
Peci nuk la pa përmendur edhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, pasi ky i fundit e denoncoi për grantet.
Pas kallëzim penal që Peci ia bëri Gurit dhe disa zyrtarëve të tjerë të LDK’së, në videon e sotme, Ministri i Bujqësisë tha ‘ta shohim a janë të fortë guri kur të paraqiten në gjykatë’.