PDK’ja gjobitet përsëri me 2 mijë euro për mosrespektim të masave anti-COVID

Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur përsëri nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-COVID.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se PDK-ja është gjobitur me 2000 euro.

“Askush mbi ligjin!” ka shkruar ai

Gjoba është shqiptuar për tubimin në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Partitë politike kanë filluar tubimet nëpër komuna ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore.

Më parë ishin dënuar edhe partitë tjera si LDK, AAK e Nisma e Vetëvendosje.