PDK shkon te Osmani për datën e zgjedhjeve

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë parlamentare për një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Takimi është thirrur për të enjten në orën 10:30.

Për Klankosova.tv, deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar LDK dhe Nisma Socialdemokrate.

Ndërkaq, burime brenda PDK-së i kanë thënë Klanit se edhe kjo parti do të marrë pjesë në takimin konsultativ.