PDK shkarkon drejtorin, koalicioni në Gjakovë drejt prishjes

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në këtë komunë Shkumbin Kastratin, i cili edhe më tutje është pjesë e PDK-së, por një vendim të tillë nuk po e zbaton kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini

Burime të besueshme të Front Online bëjnë të ditur se si pasojë e refuzimit të shkarkimit të drejtorit dega PDK-së në Gjakovë e ka paralajmëruar kryetarin e komunës për prishjen e koalicionit në këtë komunë.

Burime të besueshme më tutje bëjnë të ditur se Shkarkimi i drejtorit nga ana er PDK-së është arsyetuar me mungesë së përformcncës së tij, por edhe disa dyshimeve tjera për të cilat janë duke u marrë organet e drejtësisë.

I kontaktuar kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë Hajdar Beqa, nuk ka dashur të flas për këtë çështje.

Po ashtu, kontakti me kryetarin e komunës Ardian Gjinin ka qenë i pa mundur