PDK propozon Arian Tahirin për shef të Grupit Parlamentar

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Arian Tahirin për kryetar të Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, pritet të jetë zëvendësshefe e grupit.

Deri më tani edhe LDK ka konfirmuar se Jehona Lushaku-Sadriu do të jetë shefe e Grupit Parlamentar të tyre.