PDK nuk e mbështet propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026

PDK nuk e ka mbështetur propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

“PDK nuk e mbështet, dje e kemi argumentu vullnetin dhe gatishmërinë që shteti të mos bllokohet duke e mbështetur vazhdimin për muajin mars. Jemi tolerant që mos të ketë proces të rregullt, të ketë procedura të rregullta. Nevojitet afat minimal 3 ditë që edhe deputet ta shohin materialin”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri.