PDK me rezolutë ndaj ekspozitës skandaloze të Shkëlzen Gashit

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka prezantuar rezolutën e PDK-së në lidhje me ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashi.

Në fillim të seancës se sotme, ajo ka kërkuar që kjo rezolutë të futet si pikë e parë në rend të ditës.

Në adresimin e saj, ajo ka deklaruar se vendi po përballet me sfidën e shtrembërimit të historisë.

“Kemi një sfidë edhe më të thell dhe më të rrezikshme përpjekjen për ë shtrembëruar historinë tonë. Kujtesa nuk është vetëm e kaluar, kujtesa është identitet, është themeli mbi të cilën ne qëndrojmë si histori”, ka thënë Çitaku.

Rezoluta, që për autor ka Përparim Grudën, deputet i PDK-së, për më tepër kërkon që institucionet e Kosovës–që ishin edhe sponzorizues në para të kësaj ekpozite–kërkon që të ndërmerren “të gjitha veprimet e nevojshme ligjore” që autori Gashi dhe dy organizatat joqeveritare realizuese të kësaj ekspozite “të kthejnë çdo mjet financiar” të marrë nga paratë e shtetit.

Më tej, Rezoluta i kërkon Kuvendi të Kosovës që të zotohet për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme legjislative për të plotësuar Kodin Penal që të përfshijë “dënime për persona që publikisht ose në një tubim miratojnë, mohojnë ose minimizojnë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës së viteve 1998–1999.