PDK-ja përkrah rezolutën e AAK-së

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, për FrontOnline është deklaruar nëse Partia Demokratike e Kosovës do e përkrah sot Rezolutën e AAK-së, që synon shkarkimin dhe dorëheqjen e Qeverisë Kurti.

Ajo thotë se PDK do e përkrah sot këtë rezolutë.

‘’Ne si Parti Demokratike e Kosovës, e mbështesim rezolutën e AAK-së në Kuvend‘’ deklaroj ajo për FrontOnline.

Deliu-Kodra, thotë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe se i kanë dhënë datat e tyre për zgjedhje.

‘’Ne si PDK jemi tw gatshme pwr zgjedhje, i kemi dhwnw data tona’’ tha shkurt për FrontOnline deputetja Deliu-Kodra.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të diskutohet për tre vjetët e Qeverisë Kurti.

Seanca është caktuar të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ajo do të mbahet sot duke filluar nga ora 13:00.