PDK-ja komenton takimin Kurti-Hamza në finalen e basketbollit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, gjatë finales së pllej-ofit në basketboll mes Trepçës dhe Bashkimit.

Në një konferencë për media, Gruda theksoi se praninë e përbashkët të Kurtit dhe Hamzës në tribunë nuk duhet ta shohim si një zhvillim politik.

Ai sqaroi se Hamza, në cilësinë e nikoqirit, ka ndjekur normat e protokollit dhe ka qëndruar pranë kryeministrit gjatë eventit sportiv.

“Ky është një takim rastësor dhe nuk ka asnjë konotacion politik. Ishte një ngjarje sportive, dhe si nikoqir, Hamza e kishte për detyrë të ulej afër kryeministrit, siç e kërkon edhe protokolli,” deklaroi Gruda.