PDK-ja kërkon extra-hetime për “trenin bullgar”

Më shumë se dy javë nga zgjedhjet, e dhjetë ditë që kur Prokuroria e mori në duar, një kuti me votat e gjakovarëve ende mbetet problematike.

Për atë që u cilësua si tren bullgar, e që sipas burimeve të Klanit u bë nga fletvotime të pavërteta, u debatua edhe këtë të martë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ishte Ilir Gashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, ai i cili e ngriti sërish këtë çështje.

Ky i fundit kishte kërkesë hetimi edhe për një kuti tjetër.