Partia Demokratike e Kosovës, do të mbajë një konferencë për media në ora 13:00, njofton Gazeta Blic.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie.
Gazeta Blic nga burimet e saj mëson se arsyeja e thirrjes së kësaj konference do të jenë zhvillimet e fundit rreth demarkacionit.
Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës dje ka dështuar për të tretën herë radhazi ta hedh në votim marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.