PDK garon me numrin 130 në fletëvotimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar sot renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas shortit të hedhur në prani të përfaqësuesve politikë dhe vëzhguesve, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130.