Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ndarë shqetësimin e tij sot, mbi zhvillimet e fundit në Hagë, ku ish-presidenti Hashim Thaçi doli sot në gjyqin special për një aktakuzë të re të papritur.
Si parti, apelojnë prerazi, që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale, transmeton klankosova.tv.
”Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, fisnike dhe e rrënjosur në të drejtën universale për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje kësaj të vërtete, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e një lufte të shenjtë për liri”.
”Ne apelojmë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale! Vendimet e tyre duhet të mbështeten vetëm në fakte dhe parime ligjore”.
”Drejtësia nuk duhet, asnjëherë, të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës”.