PDK: Bllokada politike, prodhim i kryeneçësisë së LVV-së

 

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk dihet nëse ka shpresë për takimin që pritet ta thërret presidentja Vjosa Osmani me krerët politik të vendit nesër.

Memli Krasniqi, kreu i kësaj partie pas dështimit për herë të 40-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se bllokada është prodhim i Lëvizjes Vetëvendosje.

“E vlerësoj pozitivisht në kuptim të angazhimit. Nuk di çka të them për mundësinë e rezultatit sepse në fund të fundit bllokada është prodhim i kryeneçësisë së LVV”, ka thënë Krasniqi sa i përket takimit të paralajmëruar te presidentja Vjosa Osmani.

“Fatkeqësisht sot me vetëdije të plotë Dehari, LVV po e shkelin Kushtetutën. I bëjmë thirrje edhe një herë LVV që të reflektojë, të kthehemi në sallë pasnesër, t’i kthehemi rendit të ditës dhe të bëjmë punën tonë. Puna jonë është të ndërtojmë institucionet”, ka thënë në anën tjetër nënkryetarja e këtij subjekti politik, Vlora Çitaku.

 

The post PDK: Bllokada politike, prodhim i kryeneçësisë së LVV-së appeared first on Kosovapost.net.