PDK afër qytetarëve, partia me më shumti tubime deri më tani

Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza gjatë kësaj fushate është subjekti më i afërt me qytetarët.

Analisti i njohur, Shenoll Muharremi, bazuar në statistikat e publikuara nga “Demokracia në Veprim”, ka treguar se PDK ka më së shumti tubime deri më tani.

PDK deri me 1 shkurt ka zhvilluar saktësisht 165 tubime, duke lënë prapa LDK-në me 151 tubime.

Kurse partia në pushtet, VV duket se nuk po është e afërt me qytetarët dhe hallet e tyre pasi ka veç 120 tubime. Ndërsa, AAK së bashku me partnerët e koalicionit ka vetëm 89 tubime.

Tubimet e PDK-së përveç që janë të shumta në numër, po përcillen me pjesëmarrje masive të qytetarëve./Demokracia.com/