Kryesia e Partisë Demokratike ka votuar sonte unanimisht propozimin e kryetarit, Lulzim Basha, për djegien e mandateve.
Pas protestës të së shtunës, të mbajtur nga opozita, Basha kishte deklaruar se opozitës nuk i ka mbetur rrugë tjetër, përveç djegies së mandateve.
Edhe LSI i ka dhënë mbështetje kërkesës së Bashës për djegie të mandateve. Grupi parlamentar i kësaj partie, është deklaruar pro djegies së mandateve./TCh/