Analistit politik, Blerim Canaj ka komentuar kërkesat e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për postin e kryeministrit dhe disa ministri, duke theksuar se një marrëveshje e tillë mund të nënkuptojë një pazar të madh politik.
Ish diplomati, Canaj tha se urat lidhëse mes Abdixhikut dhe Kurtit janë shumë të forta.
”Nëse Abdixhiku nuk arrin të bëhet kryeministër nuk do ta ketë atë pozicionin e tij që të kënaqet me të. Edhe në takime me partitë e tjera Abdixhiku e kërkon postin e kryeministrit dhe nja 7-8 ministri, po ku me i marrë ato. Nëse është kjo atëherë pazari do të jetë i madh. Ndoshta e bën me qëllim, sepse urat lidhëse të Abdixhikut me Kurtin janë goxha të forta”, tha Canaj, për RTV21.
Në lidhje me frikën e krijimit të qeverisë së re Canaj thotë se askush nuk e di se çfarë pritet nga frika e të panjohurës.
Sipas tij, më e rënda është që partitë nuk e dinë se përpos temave të mëdha çka pritet tjetër përpos saj.
“Ajo çka është më e rënda që askush nuk e di që përpos temave të mëdha çka na pret tjetër. Do të thotë ekziston edhe ajo frika nga e panjohura dhe tani natyrisht që rrjedhimisht e kemi edhe një farë frike. Por në kuadër të saj kam përshtypjen që ka parti të cilat po dëshirojnë që ta ngrisin edhe koston, çmimin e tyre në kuptimin e asaj të pazarit”, tha Canaj.