Milani gjendet në -9 pikë nga kryesuesit e Interit, pas humbjes minimale në Napoli. Goditje e fortë për një nga senatorët kuqezinj, Strahinja Pavlovic: “Jemi shumë të zhgënjyer, donim të merrnim tri pikët për të qëndruar pranë Interit. Ishim të ngadaltë dhe krijuam pak, në fund golin e shënuan ata”.
Kuqezinjtë janë në vendin e tretë dhe ndoshta duhet të shohin më shumë pas vetes sesa para: “Nuk duhet të shqetësohemi për skuadrat e tjera, të mendojmë për veten. Duhet të arrijmë objektivin tonë, që është Champions-i”.
Mbrojtësi serb u ndal edhe te ndeshja e mëparshme: “Në dy ndeshjet e fundit nuk kemi pasur shumë raste, sot nuk e qarkulluam topin në mënyrën e duhur. Duhej ta shfrytëzoja më mirë rastin që pata, duhet të jemi më të zotë të gjithë për t’i shfrytëzuar ato”.
The post Pavlovic: Jemi të zhgënjyer, donim të qëndronim pranë Interit. Objektivi është Champions-i appeared first on Telesport.










