Pavlovic: Derbi me Inter është i veçantë, do të luftojmë deri në fund për titullin

Strahinja Pavlovic tha se nuk ka frikë nga derbi ndaj Inter që do të luhet të dielën në mbrëmje, ndeshje ku Milan do të përballet me Inter, liderët e Serie A. Zikaltërit janë 10 pikë përpara në renditje por asgjë nuk është ende e sigurt në lidhje me titullin.

Kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë ndeshje, do të japim gjithçka deri në minutën e fundit. Duke parë performancën tonë, ka zhgënjim sepse mund të kishim marrë më shumë pike. Por, qëllimi, krahasuar me vitin e kaluar, ishte të ishim në katër të parët dhe ne jemi në garë“, tha Pavlovic.

Mbrojtësi serb, duke folur për La Gazzetta dello Sport, tha: “Është ndoshta ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Do të jetë e vështirë dhe ndoshta Inter do të luajë me më pak presion se ne. Por, çdo ndeshje derbi është një histori më vete. Leao ka të drejtë kur thotë se është një ndeshje vendimtare dhe Milan do të jetë gati.”

Së fundmi, një koment për trajnerin Allegri: “Ai i kushton shumë vëmendje mbrojtjes dhe merita i takon të gjithë ekipit, jo vetëm mbrojtësve. Kam mësuar kaq shumë gjëra të vogla prej tij, t’i kushtoj vëmendje detajeve që nuk i kam marrë në konsideratë më parë dhe që bëjnë diferencën“.

The post Pavlovic: Derbi me Inter është i veçantë, do të luftojmë deri në fund për titullin appeared first on Telesport.