E ardhmja e Benjamin Pavard është kthyer në një enigmë. Mbrojtësi francez po kalon një sezon të vështirë në Ligue 1, të karakterizuar nga dëmtime, qëndrime në stol dhe kritika nga tifozët. Edhe pse largimi i mundshëm i De Zerbit mund ta ndryshojë situatën, blerja përfundimtare e kartonit të tij nga klubi francez mbetet shumë e pasigurt.
Për Interin, rikthimi i francezit do të ishte vetëm i përkohshëm. Paga e ish-lojtarit të Bayern Munich konsiderohet jashtë parametrave financiarë të klubit zikaltër. Pra, nuk duket më pjesë e planeve taktike të trajnerit Cristian Chivu.
Në rast se Olympique Marseille nuk e aktivizon opsionin e blerjes, drejtuesit zikaltër janë gati ta nxjerrin menjëherë lojtarin në merkato për transferim përfundimtar. Lajmi është publikuar nga “Gazzetta dello Sport”.
The post Pavard si “gur në qafë” për zikaltrit. Marseille nuk bindet, e ardhmja duket si “fjalëkryq”… appeared first on Telesport.









