Pavard në pikiatën e karrierës, as Marseille dhe as Interi nuk e llogarisin më

As rikthimi në Francë nuk e ndihmoi Benjamin Pavard të rigjejë veten. Pas një starti të mirë sezoni, mbrojtësi francez u vu në shënjestër të tifozëve të Olympique Marseille për paraqitje nën nivel dhe shumë gabime. Kritikat u reflektuan edhe në minutazh; javët e fundit ish-lojtari i Bayern Munich ka luajtur gjithnjë e më pak. Kështu, duket pothuajse e pamundur që OM të paguajë 15 milionë euro për ta blerë përfundimisht.

Në janar, francezët “sondazhuan” Interin për një ulje çmimi, por morën “jo” të prerë nga drejtuesit zikaltër. Në qershor, Pavard mund të rikthehet në Milano, por as aty nuk shihet e sigurt e ardhmja e tij. Verën e kaluar, me bekimin e Chivu, ai u dërgua në Marseille dhe u zëvendësua nga Manuel Akanji, sot shtyllë e mbrojtjes.

Mbeten pikëpyetje për të ardhmen, me një pistë të mundshme te Neom i Christophe Galtier, që e lançoi te Lille. “E di që ka shumë oferta dhe se do të qëndrojë në Europë për të luajtur shanset për Botërorin”, – zbuloi Galtier. Qershori mund të ndryshojë gjithçka.

The post Pavard në pikiatën e karrierës, as Marseille dhe as Interi nuk e llogarisin më appeared first on Telesport.