Pauza në arka, tollovi te ordinancat e QKUK-së (VIDEO)

Kush ka fat që ta kryejë pagesën deri në orën 11, shpëton pa pritur më gjatë.

E, ata pacientë që nuk arrijnë brenda kësaj kohe ta kryejnë këtë obligim pas kontrollës së mjekut, duhet të presin edhe një orë shtesë dhe jo vetëm.

Krejt kjo po shkaktohet pasi që në 4 arkat e mbi 30 ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk ka staf zëvendësues përgjatë kohës së pauzës nga ora 11-12.

E, gjithë kjo vonesë është e papranueshme për pacientët, pasi që pa e kryer pagesën nuk mund ta marrin raportin mjekësor.

Gjatë kohës sa qëndroij ekipi i Klan Kosovës brenda këtyre hapësirave të hënë, pa që njëra arkë punoi edhe gjatë pauzës teksa një tjetër punën e shtyu për gjysmë ore. Vecse kjo mbetet në baza vullnetare.

Megjithatë pas kthimit të tyre në punë, radha dhe pritjet bëhen të gjata.

Televizioni lidhur me këtë problematikë i ka dërguar pyetje QKUK-së, se a kanë ndonjë plan alternativ për t’i shmangur këto vonesa, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndiqeni videon për më shumë: