- “Pasoja të dëmshme në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA”.
Është trashur edhe më tej regjistri i dënimeve deklarative të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës – tashmë më e fundit si rrjedhojë e mbylljes së disa zyreve të mirëqenies sociale në veri të Kosovës, që administroheshin nga Serbia.
Për zyrat në fjalë, autoritetet vendore thanë se ua vynë dryrin për shkak të veprimtarive të paligjshme si “lidhur me procesin zgjedhor”; përkatësisht, “shkeljen e vullnetit të votuesve”.
Sipas një njoftimi policor, zyrtarë të institucioneve paralele dhe ilegale dyshohet se i kanë telefonuar qytetarët (të komunitetit serb) dhe i kanë kërcënuar, apo u kanë treguar se si të votojnë, duke i kushtëzuar me pagesën e ndihmës sociale.
Sikur me mbylljen e institucioneve tjera paralale serbe – Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën qortues e dënues ndaj autoriteteve vendore, duke i shpallur ato me “pasoja të dëmshme” si në rrugën evropiane të vendit, si në “marrëdhëniet tona bilaterale“.
“Ambasada e SHBA është e shqetësuar nga mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në postim.
The U.S. Embassy is concerned by the abrupt and uncoordinated closures of Serbia-run welfare offices in Kosovo. These and similar actions negatively impact thousands of Kosovan citizens and risk creating negative consequences for Kosovo’s future in Europe and our bilateral…
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) February 23, 2025
Marrëdhëniet Kosovë – ShBA kanë parë rënie të ndjeshme – anipse kategorikisht qeveria kosovare e mohon që kjo të jetë e vërtetë.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se “kemi miq pafund në ShBA” ndonëse dyerte Shtëpisë së Bardhë nuk janë hapur asnjëherë për qeverinë aktuale dhe se asnjë takim i nivelit të qartë bilateral nuk ka ndodhur.
Më i fundit që i ka dhënë jehonë se ku qëndrojnë marrëdhëniet Kosovë – ShBA ishte, Emisari i Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell.
Fjalët e këtij të fundit i ka shpërndarë edhe vetë i biri i Trump, Donald Trump Jr.
Grenell e jep se marrëdhëniet Kosovë – ShBA janë në krizë si asnjëherë më parë në 35 vite marrëdhëniesh Prishtinë – Uashgington, përkatësisht prej kur Kosova është bërë çështje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, Se Albin Kurti “nuk është partner i besueshëm”, se “krejt bashkësia ndërkombëtare është kundër tij”, se deklarimi i tij gjatë një tubimi zgjedhor në Ferizaj “është absolutisht i rremë” nga i cili “mos u mashtroni” – të gjitha këto që i tha Richard Grenell, Dobika Gërvalla i quajti “të pavërteta” në një intervistë në TëVë1 thjesht t’i harrojmë, transmeton nacionale.
“Ne në të dyja kampet në ShBA kemi miq pafund, kemi njerëz të cilët realitetin e Kosovës e marrin shumë seriozisht”, ka thënë ajo.
Retrospektivë…
Në mars të vitit të kaluar ishin artikuluar publikisht se ku qëndronin marrëdhëniet Kosovë-ShBA: kur ish-emisari amerikan për rajon, Gabriel Escobar, pa gjuhë të rafinuar diplomatike pati ngrerë vëmendjen se pse kjo qeveri s’pritet në Uashington.
“Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës dhe dikujt në administratën amerikane”.
“Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia”, pati thënë ai në Radion Evropa e Lirë.
Shefi i këtij të fundit, Jim O’Brien, në një shpërthim të paprecedentë ndaj Kurtit, pati premtuar “reciprokim mospartneriteti” po qe se qeveria kosvoare do të vazhdonte “të mos na trajtojë si partnerë”.
Tashmë në skenë është rikthyer edhe Richard Grenell: një dikush me marrëdhënie thellësisht të lënduara me Albin Kurti.
Në një deklaratë ekskluzive për Nacionale, Grenell na pati thënë marrëdhëniet Kosovë-ShBA janë në krizë: me referent Albin Kurtin.
“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë.
Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA (edhe Kosovë – BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër”, tha Richard Grenell për Nacionale.
Kurti s’i beson këto…
Nga Ferizaji gjatë një tubimi zgjedhor i flaki tutje tërësisht: kurrë, tha ai, s’kanë qenë marrëdhëniet më të mira se gjatë qeverisjes së tij.
“Kurrë nuk i kemi pasur marrëveshjen me ShBA-të më të mira se sa tash, kurrë s’ka përfituar Kosova nga këto marrëdhënie më shumë se me ne.
Grantin mëtë madh e kem i marrë ne nga MCC, 202 milionë dollarë për bateri akumuluese”, tha Albin Kurti.
“E ata raportet me ShBA i përdornin për pushtet…ne i përdorim për shtet e jo pushtet. Për me ngjit shtetin lart e më lart”, tha ai.